FOTO/ Përplaset te vijat e bardha këmbësorja në Shkodër

FOTO/ Përplaset te vijat e bardha këmbësorja në Shkodër

11:26, 08/05/2023
A+ Aa A-

Një 55 vjeçare është përplasur te vijat e bardha në sheshin “Demokracia”, në Shkodër.

Sipas njoftimit të policisë, këmbësorja e plagosur me iniciale N. Gj., po merr aktualisht ndihmën mjekësore, në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 09:50, në sheshin “Demokracia”, shtetasi A. R., 65 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasen N. Gj., 55 vjeçe (këmbësore), e cila po merr aktualisht ndihmën mjekësore, në Spitalin Rajonal Shkodër.

65-vjeçari është dërguar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco