Foshnja u gjet te koshi/ 22-vjeçarja kishte braktisur edhe një fëmijë tjetër

Foshnja u gjet te koshi/ 22-vjeçarja kishte braktisur edhe një fëmijë tjetër

11:01, 08/05/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbardhur sa i përket foshnjës që u gjet e braktisur ditën e shtunë nga një qytetar.

Burime të gazetares së Syri TV, Bleona Sari, bëjnë me dije se foshnja kishte qëndruar e braktisur pranë koshit të mbeturinave për disa orë në afërsi të rotondos në hyrje të Golemit derisa u gjet nga qytetari i cili më pas e dërgoi në maternitetin e Durrësit, ndërsa aktualisht foshnja vajzë ndodhet e shtruar në pediatri.

Po të njëjtat burime konfirmojnë se para pak kohësh nëna e foshnjës ka braktisur dhe një fëmijë 3-vjeç i cili është marrë në kujdes të shërbimit social.

Burimet thanë për Syri TV se policia vijon ende kërkimet për arrestimin e 22-vjeçares, e cila rezulton se më herët ka jetuar në Tiranë dhe më pas është shpëngulur në Durrës.

Burimet thonë se nuk kanë gjetur ende ndonjë familjarë apo të afërm të nënës 22-vjeçare për ta vën në dijeni lidhur me situatën.

Hetimet sa i përket gjetjes së 22-vjeçares janë shtrirë në disa qytetet, kryesisht në Tiranë dhe Durrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco