Merr flakë në ecje makina në Rinas

Merr flakë në ecje makina në Rinas

14:55, 07/05/2023
A+ Aa A-

Një makinë ka marrë flakë në ecje mesditën e kësaj të diele në Rinas. Sipas policisë mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L. M., ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht.

Fatmirësisht nga zjarri ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë :

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 07.05.2023, në rrugën e Rinasit, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht mjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin L. M., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco