SYRI TV/ Tentativë për vrasje që u raportua aksident, shpallet në kërkim autori

13:55, 07/05/2023
A+ Aa A-

U raportua si aksident i disafishtë, por pas 7 ditësh policia e Fierit zbuloi se ishte tentativë për vrasje. 22-vjeçari Pavli Dafa pas një konflikti fizik me disa shtetas, tenton t’i vrasë këta të fundit duke i përplasur me makinë. Më pas, ai merr makinën e të dëmtuarve dhe arratiset, ndërsa gjatë rrugës aksidentin një makinë të parkuar.

Syri Tv

Policia e Fierit ka zbardhur një ngjarje të datës një maj e cila u raportua me dyshimet se ishte aksident, por që në fakt rezultoi tentativë vrasje. Sipas bluve të Fierit, një konflikt për motive të dobëta, i ndodhur midis disa shtetasve, në fillim të këtij muaj, në fshatin Sheqishte, Pavli Dafa tentoi të vriste 2 persona duke i përplasur me automjet, si dhe goditi qëllimisht automjetin e tyre.

22-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa u largua nga vendi i ngjarjes me automjetin e të dëmtuarve. Gjatë rrugës thotë policia është përplasur me një tjetër automjet të parkuar. I riu nga Patosi bashkë me të atin, shtetasin A.D., rezulton të ishte përfshirë në një konflikt fizik me shtetasit janë E. Sh., 26 vjeç, D. L., 30 vjeç dhe një 15-vjeçar.

Pas konfliktit, Pavli Dafi ka përplasur qëllimisht me automjetin që drejtonte, personat me të cilët u konfliktua të cilët ndodheshin jashtë automjetit në momentin e ngjarjes. Nga ky konflikt janë dëmtuar shtetasit E. Sh. dhe D. L., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Automjeti i shtetasit E. Sh. që mori autori për tu larguar u gjet nga Policia, i braktisur në fshatin Visokë, Mallakastër. 22-vjeçari është shpallur në kërkim për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", mbetur në tentativë, "Shkatërrimi i pronës" dhe "Vjedhja".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco