Tiranë/  24-vjeçari qëllon me thikë vëllanë e tij. Ja gjendja e të plagosurit

Tiranë/ 24-vjeçari qëllon me thikë vëllanë e tij. Ja gjendja e të plagosurit

13:42, 07/05/2023
A+ Aa A-

Një 24-vjeçar në Tiranë është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka plagosur me thikë vëllanë e tij.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur për shkak të një sherri për motive banale. I plagosuri është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin F. Xh., 24 vjeç, banues në Paskuqan, pasi për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me mjet prerës, vëllain e tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco