Sherr masiv në Prizren, një i plagosur dhe 9 të shoqëruar në polici

Sherr masiv në Prizren, një i plagosur dhe 9 të shoqëruar në polici

11:44, 07/05/2023
A+ Aa A-

Një sherr masiv ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Prizren.

Sipas mediave mësohet se ngjarja ka ndodhur

rreth orës 01:16, ku ka nisur një sherr masiv mes dy grupeve në Prizren, të përfshirë kanë qenë 15 persona.

Në rrahje janë përdorë mjete të mprehta, doreza hekuri dhe armë zjarri. Nga kjo e fundit lëndime trupore ka pësuar një person.

Rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”, ndërsa 9 persona janë ndaluar me vendim të prokurorit të shtetit, për 48 orë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco