Tentoi të vriste dy persona duke i përplasur me makinë, shpallet në kërkim 22-vjeçari

Tentoi të vriste dy persona duke i përplasur me makinë, shpallet në kërkim 22-vjeçari

10:03, 07/05/2023
A+ Aa A-

Një 22-vjeçar nga Fieri është shpallur në kërkim pasi tentoi të vriste duke përplasur me makinë dy persona pas një sherri.

Ngjarja ka ndodhur më 1 maj ndërsa gjatë largimit, 22-vjeçari dëmtoi edhe një automjet tjetër të parkuar.

Nga përplasja u dëmtuan dy persona të cilët ndodhen në spital.

"Në vijim të veprimeve të kryera për këtë ngjarje, u shpall në kërkim shtetasi P. D., 22 vjeç, banues në Patos, pasi nga hetimet paraprake dyshohet se më datë 01.05.2023, rreth orës 18:30, në fshatin Sheqishte, 22-vjeçari dhe babai i tij, shtetasi A. D., për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me shtetasit E. Sh., 26 vjeç, D. L., 30 vjeç dhe me një 15-vjeçar.

Pas konfliktit, dyshohet se shtetasi P. D. ka përplasur qëllimisht me automjetin që drejtonte, shtetasit E. Sh. dhe D. L. ( të cilët ndodheshin jashtë automjetit në momentin e përplasjes) dhe automjetin me të cilin udhëtonin këta shtetas, si dhe ka përplasur aksidentalisht edhe një automjet tjetër, të parkuar anash rrugës. Më pas dyshohet se shtetasi P. D. ka marrë automjetin e shtetasve të dëmtuar për tu larguar nga vendi i ngjarjes," njoftoi policia.

Automjeti i shtetasit E. Sh. u gjet nga Policia, i braktisur në fshtin Visokë, Mallakastër.

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe kërkimet për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", mbetur në tentativë, "Shkatërrimi i pronës" dhe "Vjedhja".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco