Vodhën sende me vlerë 230 mijë euro në vila/ Arrestohen 6 shqiptarë në Greqi, mes tyre një grua

Vodhën sende me vlerë 230 mijë euro në vila/ Arrestohen 6 shqiptarë në Greqi, mes tyre një grua

09:18, 07/05/2023
A+ Aa A-

Gjashtë shqiptarë, mes të cilëve një grua janë arrestuar në Greqi për vjedhje. Bëhet fjalë për një bandë kriminale, e cila në mënyrë sistematike vidhte banesa në zona të ndryshme të Atikës. Mediat greke raportojnë se shumica e personave të arrestuar kanë një të kaluar të rëndë kriminale.

Anëtarët e bandës zgjidhnin rezidenca luksoze në periferitë veriore dhe jugore të Atikës dhe “gjuanin” momentin kur pronarët ishin larg. Mes personave që kanë rënë pre e vjedhjes është edhe një basketbollist i njohur amerikan, nga shtëpia e të cilit kanë vjedhur një orë të shtrenjtë dhe pasaportën.

Punonjësit e policisë kanë identifikuar 20 vjedhje nëpër shtëpi ku vlera totale e sendeve të vjedhura kalon shumën prej 230 mijë euro. Në banesat e të arrestuarve janë gjetur disa sende të vjedhura, para, një pistoletë, ndërsa janë konfiskuar një motor dhe dy makina të përdorura në vjedhjet. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco