I gjendet kokainë me vete, arrestohet 39 vjeçari në Vlorë

I gjendet kokainë me vete, arrestohet 39 vjeçari në Vlorë

13:10, 05/05/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë së Vlorës ka rënë 39 vjeçari me iniciale R. O. , pasi gjatë kontrollit fizik i është gjendur një sasi kokainë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi/ DVP Vlorë

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi R. O., 39 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. K., 63 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, në lagjen “28 Nëntori”, është përfshirë në një aksident, me pasojë vetëm dëme materiale. 

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. S., 33 vjeç, banues në Fier, pasi ka bërë njoftim të rremë, në sallën operative të këtij komisariati. 

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco