‘Bleu’ djalin e mitur për 900 euro/ Ja kush është shqiptari i arrestuar

‘Bleu’ djalin e mitur për 900 euro/ Ja kush është shqiptari i arrestuar

11:03, 27/04/2023
A+ Aa A-

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me shqiptarin e arrestuar në Athinë, i cili akuzohet për trafikim të miturish.

Sipas raportimeve të mediave greke, 56-vjeçari Kujtim Demiri akuzohet nga drejtësia helene se ka “blerë” një djalë të mitur 8-vjeçar nga familja e tij në Shqipëri dhe e kishte sjellë në Athinë.

Nga të dhënat e siguruara, mësohet se Demiri i kishte dhënë 900 euro një familjeje të varfër për të marrë fëmijën e tyre, ndërkohë që të miturin e kishte detyruar që të lypte në rrugë të ndryshme të Athinës.

Ndaj 56-vjeçarit është lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, pasi është dënuar me 15 vite burg për trafikim qeniesh njerëzore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco