Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Fuqia e marketingut për sukses në biznes. Sekretet dhe sfidat

Shqiptari blen 8-vjeçarin tek prindërit e tij për 1 mln lekë dhe e çon në Greqi, ku e detyron të… Si u kap nga policia, s’dihet fati i të miturit

Shqiptari blen 8-vjeçarin tek prindërit e tij për 1 mln lekë dhe e çon në Greqi, ku e detyron të… Si u kap nga policia, s’dihet fati i të miturit

10:53, 27/04/2023
A+ Aa A-

Një shqiptar është vendosur në pranga në Greqi i akuzuar për trafikim të të miturve. 56-vjeçari raportohet se ka blerë një djalë 8-vjeçar tek prindërit e tij në Tiranë për një shumë prej 1 milionë lekësh.

Më pas të miturin e ka dërguar në shtetin fqinj ku e ka detyruar që të lypte.

Mësohet se i arrestuari ishte i dënuar në Shqipëri me 15 vite burg për trafikim të të miturve dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ai është sinjalizuar në Patisia dhe është vendosur në pranga, ndërsa nuk dihet ende fati i 8-vjeçarit.

Po vijojnë procedurat mes autoriteteve greke dhe shqiptare për ekstradimin e tij në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco