Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Profesionistët e lirë, sa do paguajnë tatim-fitim?

Erzen Breçani: Pse ekzekutori i Ardian Nikulajt nuk ishte vrasës profesionist

Erzen Breçani: Pse ekzekutori i Ardian Nikulajt nuk ishte vrasës profesionist

23:23, 25/04/2023
A+ Aa A-

Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj brenda në lokalin e tij në Shëngjin ende nuk ka autor. 

Ish-drejtues i Lartë i Policisë së Shtetit, Erzen Breçani shprehet se autori i i vrasjes së biznesmenit nuk duket si një vrasës me pagesë.

Breçani renditi disa nga arsyet që e bëjnë atë të dyshojë se autori nuk është profesionit.

“Mendoj që nuk është një vrasës me pagesë. Një vrasës e pagesë nuk shkon me një armë me 7 fishekë. Sot ka plot armë të mira. Një vrasës nuk shkon kurrë në shtëpinë e tjetrit kur e din se është i ruajtur. Besoj ka një moshë relativisht të madhe sepse besoj një djalë i ri kthimet i ka më të shpejta. Për mendimin tim mund të jetë tek të 40-45 vjeç. Jo profesionist dhe ka qëlluar me një mllef të paparë. Ai e ka menduar që edhe mund të vritet. Ardiani ka qenë një njeri me reputacion në zonë. Nga e kaluara e tij ka trashëguar një hasmëri, ka biznes është përfshirë në politikë. Ka qenë momenti kur edhe takimet i ka bërë edhe në lokalin e tij”, tha ai në "Open".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco