Policia gjen të shtrirë në rrugë 30-vjeçarin te 'Komuna e Parisit', të dehur dhe me damarë të prerë

Policia gjen të shtrirë në rrugë 30-vjeçarin te 'Komuna e Parisit', të dehur dhe me damarë të prerë

23:22, 25/04/2023
A+ Aa A-

Një 30-vjeçar është dërguar me urgjencë sonte në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Shtetasi me incialet A.C ka qenë në gjendje të dehur dhe dyshohet se ka prerë damarët.

I riu është konstatuar i plagosur rreth orës 21:15 në rrugën “Robert Shvarc”. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, thotë Policia e Tiranës.

"Më datë 25.04.2023, rreth orës 21:15, në rrugën “Robert Shvarc”, është konstatuar i shtirë, shtetasi A. C., 30 vjeç, i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka prerë damarët.

30-vjeçari është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco