Sari: Murataj është një person i dyshuar si organizatori i ngjarjes

18:32, 25/04/2023
A+ Aa A-

Gazetarja e kronikës, Bleona Sari e ftuar nmë edicionin e pasdites me moderatoren Armela Ferko në Sytri TV është shprehur se ngjarja ku mbeti i vrarë Toshkëzi është nxitur nga Arbër Murataj.

Sipas Sarit Murataj kishte ngacmuar më parë të dashurën e viktimës edhe pse ai kishte informacion se ajo ishte e lidhur.

"Aksel Hoxha ka dashur të mbajë jashtë kësaj historie të dy shokët e tij, Maze sipas sistemit TIMS jeton në Holand dhe ka ardhur ditët e fundit në vendin tonë.

Sipas videos që ne kemi parë duket se Maze ka marrë pjesë në ngjarje kur ka ndodhur konflikti. Arber Murataj është një person i dyshuar nga grupi hetimor si nxitës i kësaj ngjarje pavarësisht mohimit të Hoxhës për implikimin e Muratajt në ngjarjen e rëndë që la pas një viktimë në Tiranë.

Motivi kryesor i kësaj ngjarje ishte Murataj që ka filluar të ngacmonte vajzën që ishte mollë sherri. Aksel Hoxha ishte në një klasë me vajzën që Murataj ka ngacmuar pavarësisht që kishte informacion se ishte i lidhur me viktimën e sherrit  Toshkezi."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco