VIDEO-SYRI TV/ Apeli GJKKO cakton 8.8 vite burg për Gentian Malindin, i akuzuar për trafikim kokaine

VIDEO-SYRI TV/ Apeli GJKKO cakton 8.8 vite burg për Gentian Malindin, i akuzuar për trafikim kokaine

17:09, 25/04/2023
A+ Aa A-

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar ka lënë në fuqi dënimin me 8 vjet e 8 muaj burg për Gentian Malindin. Ndaj këtij të fundit rëndojnë akuzat ‘trafikut të narkotikëve’ dhe ‘grupit të strukturuar kriminal’. Episodi kriminal për të cilin u fajësua Malindi u shënua në shtator të vitit 2019, kur një sasi prej 137 kg kokainë erdhi nga Ekuadori në Greqi, teksa kishte destinacion final portin e Durrësit. Në portin e Pireut sasia e drogës u zëvendësua me oriz.

Nga SYRI TV

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 8 vjet e 8 muaj burg për Gentian Malindin, i akuzuar për trafikimin e 137 kg kokainë nga Ekuadori në Greqi e më pas në Shqipëri.

Gentian Malindi u fajësua për veprat penale të ‘trafikut të narkotikëve’ dhe ‘grupit të strukturuar kriminal’.

Episodi kriminal për të cilin u fajësua Malindi u shënua në shtator të vitit 2019.

Sasia e drogës ishte fshehu në një kontejner të nisur nga Ekuadori me destinacion paraprak portin e Pireut dhe destinacion final portin shqiptar të Durrësit.

Prania e drogës në kontejner u zbulua nga DEA amerikane dhe autoritetet greke, ndërsa pas konstatimit në Pire, lënda narkotike u zëvendësua me oriz dhe më pas ngarkesa u mbajt nën monitorim për të parë se kush do të ishin pritësit e mallit në Portin e Durrësit.

Pas mbërritjes së kontejnerëve me banane në portin e Durrësit, ngarkesën shkuan për ta tërhequr shtetasit Ardian Bega dhe Altin Myslihaka, bashkëpunëtorët e Malindit, të cilët nuk e dinin se po merrnin pako me miell orizi.

Pak ditë pas operacionit, rezultoi se kamera kryesore e sigurisë me kënd 360 gradë dhe me rezolucion të larte, ka lëvizur fokusin nga kontejneri ku gjendej droga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco