Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Profesionistët e lirë, sa do paguajnë tatim-fitim?

VIDEO-SYRI TV/ Djali i Admir Murataj, pas vrasjes së Stiven Toshkezi

16:50, 25/04/2023
A+ Aa A-

Është shpallur në kërkim policor Arbër Murataj, 18-vjeçari i cili dyshohet se është organizatori i vrasjes së Stiven Toshkezit. Grupi hetimor ka dyshime të forta se Aksel Hoxha është nxitur nga miku i tij, Arbër Murataj, për të kryer vrasjen e Toshkëzit pas konflikteve që kishin të rinjtë për një vajzë. Arbër Murataj është djali i Admir Muratajt i vrarë në grabitjen e Rinasit.

Nga SYRI TV

18-vjeçari Arbër Murataj është shpallur në kërkim policor pasi dyshohet se është si i përfshirë në vrasjen e 20-vjeçarit Stiven Toshkezit, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në Tiranë.

Arbri është djali i Admir Murataj i cili mbeti i vrarë në 2019 në grabitjen e Rinasit, teksa shkëmbeu zjarr me efektivët e policisë. Policia ka ushtuar kontrolle dhe në shtëpinë e një prej miqve të Muratajt, ku është sekuestruar edhe lëndë narkotike.

Grupi hetimor ka dyshime të forta se Arbër Murataj është organizator i vrasjes së Toshkëzit, kjo pasi më herët Aksel Hoxha dhe Stiven Toshkezi nuk kanë pasur konflikte, madje as nuk njiheshin.

Në konfliktin e ndodhur rreth 4 muaj më parë në rrugën e Elbasanit, Murataj është takuar me Toshkëzin dhe ishte nën shoqërinë e mikut të tij, Aksel Hoxha. Që prej konfliktit ku i dhunuar mbeti Toshkëzi, të dy 18-vjeçarët Axel Hoxha dhe Arbër Murataj shqetësonin vazhdimisht të dashurën e viktimës, gjë e cila është konstatuar edhe nga Stiven Toshkezi i cili është përpjekur disa herë të sqarohet me djemtë, por nuk kishin rënë dakord.

Mbrëmjen e 18 prillit Ensi Maze dhe Aksel Hoxha i zunë pritë Stiven Toshkëzit ku e qëlluan me thike, teksa 20 vjeçari nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marra.

Për këtë ngjarje të rëndë gjykata ka lënë në burg Ensi Mazen dhe Aksel Hoxhën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco