Ekzekutimi i Ardian Nikulaj/ U dyshua se u përdor nga autorët, ‘Land Rover-i’, s’ka lidhje me vrasjen e biznesmenit

Ekzekutimi i Ardian Nikulaj/ U dyshua se u përdor nga autorët, ‘Land Rover-i’, s’ka lidhje me vrasjen e biznesmenit

15:35, 25/04/2023
A+ Aa A-

Grupi hetimor pas verifikimeve ka dalë në përfundim se makina tip “Land Rover” nuk është përdorur në vrasjen e biznesmenit lezhjan, Ardian Nikulaj.

Burimet bëjnë me dije se ajo i përket dy shtetasve zviceranë. Pas marrjes në pyetjet ata kanë thënë se kishin ardhur në vendin tonë për pushime. Madje kanë treguar dhe itinerarin.

Çifti i bashkëshortëve nga Zvicra sqaruan hetuesit se kanë marrë një shtëpi me qira në fshatin Kukël dhe nuk kanë pasur dijeni për vrasjen. Kështu që bien dyshimet se mjeti u përdor nga autori I vrasjes, pasi braktis motorin. Hetimet për atentatin ndaj kandidatit për këshillin bashkiak të Lezhës janë përqendruar në verifikimin e shtetasit anglez, I cili pasi ndodhi ekzekutimi u nis nga Shëngjini drejt aeroportit të Rinasit dhe u kthye në Angli.

Organet e drejtësisë kanë bërë gati një letër porosi me disa pyetje për t’ia dërguar homologëve në Britani.  Burimet theksojnë pyetjet që do ti drejtohen shtetasit anglez kanë të bëjnë me qëllimin e vizitës së tij në Shëngjin, takimet që ka kryer, lëvizjet para dhe pas ngjarjes. Ai do të pyetet dhe për personat që e kanë shoqëruar gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Biznesmeni Ardian Nikulaj u ekzekutua në 19-prill në lokalin në pronësi të tij në plazhin e Shëngjinit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco