GJKKO dënon kunatin dhe shoferin e biznesmenit Rezart Taçi, ja nga sa vite burg do të vuajnë Balla dhe Lilo

GJKKO dënon kunatin dhe shoferin e biznesmenit Rezart Taçi, ja nga sa vite burg do të vuajnë Balla dhe Lilo

15:34, 25/04/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Oerganizuar ka dënuar me 11 vite   Artur Ballën, kunatin e biznesmenit Rezart Taçi, dhe truprojën e këtij të fundit Bledar Lilo me 10 vite burg, të cilët akuzohen nga Prokuoria e Posaçme për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal. Ardian Visha që mbron Alfred Lilon tha se klienti i tij ka qenë thjesht shofer, dhe se nuk mund të përbëjë vepër penale dikush që lëviz timonin pa patur rol në atë për të cilën akuzohet. Qëndrim për pafajësi për klientin e tij Bledar Ballën mbajti edhe avokati Sokol Hazizaj.

SPAK ndaj dy personave të akuzuar, kërkoi në total 16 vite e 8 muaj burg. Ndërkohë, çështja për biznesmenin Rezart Taçi, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar është ndarë më vete. Treshja akuzohet për pastrimin e mbi 18 milionë eurove të sekuestruara nga autoritetet që u tentua të transferoheshin sipas SPAK për llogari të italianit të Cosa Nostrës Francesco Zummo.

Akuzat janë ngritur nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”. Sipas SPAK, Rezart Taçi, Artur Balla dhe Bledar Lilo, në bashkëpunin me  bosin Cosa Nostrës Francesco Zummo , Fabio Petruzzella dhe Daniele Cestagalli kanë organizuar një skeme komplekse financiare të kundraligjshme, të shtrirë në disa shtete të ndryshme.

Organi i akuzës vijon argumentin se ky grup ka pasur si qëllim “pastrimin” e 18.4 milion eurove të cilat më pas janë sekuestuar.  Ndihma jepej që të hapnin llogari bankare dhe të bënin transferta parash për pastrimin e tyre sipas porosive që u jepte Rezart Taçi, teksa përmes kompanisë së tij, në një llogari bankare të hapur pranë një banke të nivelit të dytë në Tiranë, paratë duhet transferoheshin në Hong-Kong dhe Singapor. Biznesmeni shqiptar përllogaritet të fitonte rreth 3 milionë euro nga ky operacion, ose 16% të shumës. Origjina e mbërritjes së parave ishte një bankë në Kantonin zviceran të Ticinos, pjesa e pasurisë së bosit të Cosa Nostrës Francesco Zummos.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco