Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Profesionistët e lirë, sa do paguajnë tatim-fitim?

Vendoste baste sportive në lokalin e tij, arrestohet 42 vjeçari në Kurbin

Vendoste baste sportive në lokalin e tij, arrestohet 42 vjeçari në Kurbin

14:20, 25/04/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë ka rënë një 42 vjeçar në Kurbin pasi vendoste baste sportive në lokalin e tij.

Policia ka sekuestruar celularë dhe pajisje të tjera elektronike që përdoreshin për këtë veprimtari.

Njoftimi i policisë/ Kurbin

Në kuadër të planit operacional të koduar “Basti i fundit”, vijojnë goditjet ndaj organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Kishte vënë lokalin që posedonte, në dispozicion të vënies së basteve sportive, në kundërshtim me ligjin, vihet në pranga 42-vjeçari.

Sekuestrohen celularë dhe pajisje të tjera elektronike që përdoreshin për këtë veprimtari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të kontrolleve në lokale dhe në ambiente të tjera, të ushtruara në kuadër të planit operacional të koduar “Basti i fundit”, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë evidentuar dhe goditur një rast tjetër në këtë fushë, për të cilin u vu në pranga shtetasi Y. V., 42 vjeç, banues në Kurbin.

Gjatë kontrollit në lokalin që posedonte 42-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën aktive, faqe online për vënien e basteve sportive, në kundërshtim me ligjin, celularë dhe pajisje të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie, pajisje të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin" dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

#denonconë112📞 ✅

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco