Zbulohet një serë me kubikë kanabisi në Shkodër, arrestoht 58-vjeçari

Zbulohet një serë me kubikë kanabisi në Shkodër, arrestoht 58-vjeçari

10:33, 22/04/2023
A+ Aa A-

Policia e Shkodrës ka evidentuar një rast të kultivimit të kanabisit. Policia bën me dije se është zbuluar një serë e përshtatur për kultivimin në kubikë të kanabisit në Shkodër, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i kultivimit.

Njoftimi i policisë:

Zbulohet një serë e përshtatur për kultivimin në kubikë të kanabisit në Shkodër, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i kultivimit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për kultivim të bimëve narkotike, në vijim të planit operacional policor antikanabis të koduar “Masat Parandaluese”, kanë goditur një rast tjetër të kësaj veprimtarie kriminale, për të cilin u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi S. C., 58 vjeç, banues në fshatin Ura e Shtrenjtë, Shkodër.

Gjatë kontrolleve të mbështetura nga inteligjenca informative, në vendin e quajtur “Prroni i Zi”, në fshatin Ura e Shtrenjtë, në pronën private të 58-vjeçarit, shërbimet e Policisë zbuluan një serë të vogël, të përshtatur për kultivimin në kubikë, të 220 fidanëve të dyshuar narkotikë kanabisi.

Disa nga fidanët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

Kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, vijojnë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco