Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Atentati në Shëngjin: 5 sekondat që i morën jetën biznesmenit Nikulaj, e vëzhgonin prej dy javësh

Atentati në Shëngjin: 5 sekondat që i morën jetën biznesmenit Nikulaj, e vëzhgonin prej dy javësh

08:25, 22/04/2023
A+ Aa A-

Për vrasjen e biznesmenit në Shëngjin, policia nuk ka ende një të dyshuar ndërsa mendohet se Ardian Nikulaj është vëzhguar në dy javët e fundit nga dy persona, ku një nga ta dyshohet se mund të ketë patur dhe lidhje me biznesmenin.

 

Kjo pasi vrasësi  siç duket edhe nga  pamjet filmike ka qenë I qartë mbi vendndodhjen e viktimës.  Pasi kreu ekzekutimin, autori rezulton të jetë larguar sërish me motorin e tij me targa të huaja. Nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë, ai ka përshkuar itinerarin e rrugës nacionale nga Shëngjini në drejtim të Lezhës, deri në fshatin Kakarriq, njofton rtk.

Nga mungesa e kamerave të sigurisë, është bërë i pamundur zbulimi i plotë i itinerarit që autori mund të ketë kryer. Në filmim, shihet Ardian Nikulaj i cili ka qenë ulur në lokalin e tij, në krahë të djathtë të derës, të cilit i vjen një telefonatë dhe përgjigjet.

Punë sekondash dhe rreth orës 13:23 me një gjakftohtësi, autori futet në lokalin “Coral”, duke përshëndetur të pranishmit), madje pyet vetë viktimën “si je?”, i cili duket i habitur nga pamja e autorit, fytyra e të cilit nuk dukej prej maskës në fytyrë dhe me kaskën në kokë.

Ekzekutori, afrohet pranë biznesmenit dhe pa ndaluar qëllon drejt tij nga një distancë shumë e shkurtër. Pamjet e rënda tregojnë, se si goditjet fatale të plumbave i kanë dhënë fund jetës së Ardian Nikulajt.

Për shkak të kaluarës të autorit , policia  ka hetuar  edhe një hakmarrje të mundshme, por kjo pistë nuk ka dhënë rezultat, pasi e verifikuar nga sistemi TIMS, të rinjtë dhe pjesa e madhe e fisit me të cilin Nikulaj kishte hasmëri  ndodhen jashtë vendit dhe kjo është e faktuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco