Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

‘Fluturimi, pasioni më i madh i Fatjonit’, kush ishte 32-vjeçari që u shua tragjikisht në Itali

‘Fluturimi, pasioni më i madh i Fatjonit’, kush ishte 32-vjeçari që u shua tragjikisht në Itali

11:12, 21/04/2023
A+ Aa A-

Është i tronditur Floriano Zeffiri, drejtuesi i zdrukthtarisë Cmtpl në Castel Bolognese, aty ku punonte Fatjon Garxenaj, 32-vjeçari shqiptar, i cili humbi tragjikisht jetën në një aksident me deltaplan në Filetto, së bashku me instruktorin e tij.

Fatjoni, shkruajnë mediet italiane, jetonte me partneren e tij në Riolo Terme, në provincën e Ravenës. Ai punonte si saldator në ndërmarrjen Castel Bolognese prej më shumë se 7 vitesh, ku ishte rritur profesionalisht.

“Ishte një djalë shumë i mirë, si nga aspekti njerëzor, ashtu sikurse edhe profesional. Ishte një punonjës shumë i mirë, që nuk bezdiste askënd, dhe shumë punëtor. Shpesh na tregonte për fluturimet e tij. Këtu pas kemi një fushë dhe ai ëndërronte që të nisej nga shtëpia dhe të ulej këtu. Fliste gjithmonë për pasionin e tij më të madh, deltaplanin, ishte shumë entuziast. I pëlqente shumë të fluturonte, jetonte për të fluturuar, fluturonte së bashku me partneren tij. Thoshte se një ditë donte të blinte deltaplanin e tij”, rrëfen Zeffiri.

Në zdrukthtarinë ku punonte, janë të gjithë të tronditur. Disa prej kolegëve e morën vesh lajmin e vdekjes së 32-vjeçarit kur erdhën në punë.

“Jemi të tronditur nga tragjedia dhe humbja e parakohshme e një djali flori. Fatjoni ishte më shumë se koleg, ai ishte një mik”, u shpreh një prej tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco