Vrasja e 20-vjeçarit/ 'Akseli më shqetësonte në Instagram', i riu e mohon: Dua ballafaqim me vajzën

Vrasja e 20-vjeçarit/ 'Akseli më shqetësonte në Instagram', i riu e mohon: Dua ballafaqim me vajzën

11:05, 21/04/2023
A+ Aa A-

Aksel Hoxha (Axel), një ditë pasi është vetëdorëzuar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, ka dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen e rëndë që u regjistrua mesnatën e së martës në kryeqytet ku humbi jetën 20-vjeçari Stiven Toshkëzi.

I riu ka rrëfyer se konfliktet mes tyre kanë qenë të vazhdueshme. Ai ka pretenduar se rreth 4 muaj përpara ngjarjes, ata kanë pasur një konflikt ku Toshkezi e ka dhunuar.

Teksa shton se motivi ka qenë një vajzë, me të cilën viktima kishte një marrëdhënie, ai ka treguar se viktima pretendonte se Hoxha ka shqetësuar vajzën, por ky i fundit e mohon duke u shprehur se komunikimin dhe takimet me vajzën ishin të pashmangshme për arsye se ishin në të njëjtën klasë.

Më tej ai ka treguar se miku i tij, Ensi Maze, i arrestuar pak orë pas ngjarjes, nuk ka lidhje me ngjarjen pasi ai ka qenë rastësisht i pranishëm sepse edhe këta nuk kishin lënë një ditë takimi, por tregon se kishin biseduar për t’u takuar dhe sqaruar lidhur me konfliktet e mëparshme që kishin pasur.

Natën e ngjarjes ai thotë se e ka parë rastësisht dhe qëllimi ka qenë të bisedonin, por pretendon se viktima ka nisur të flasë me tone të larta, gjë e cila ka agravuar situatën.

Sa i përket thikës që ka pasur me vete, ai pretendon se ka qenë e rastësishme, pavarësisht se njihet si person problematik në shkollë dhe zonë. Madje ka kërkuar dhe të përballet me vajzën pasi mohon ta ketë shqetësuar.

Ai ka shtuar se ka ikur nga vendi i ngjarjes pasi nuk ka menduar se Toshkezi mund të kishte humbur jetën.

Ndërkohë pas ngjarjes, policia ka marrë edhe dëshminë e vajzës e cila ka pohuar se Akseli e shqetësonte në rrjetin social Instagram, gjë e cila ishte parë dhe nga viktima.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco