Mbetet në burg nipi i deputetit të PS, një akuzë e re për Ramazan Rrajën

Mbetet në burg nipi i deputetit të PS, një akuzë e re për Ramazan Rrajën

09:52, 21/04/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Ramazan Rrajën, nipin e deputetit te Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Rraja akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Ajran Ndoj dhe mikut të tij Aleksandër Laho.

Ramazan Rraja ka mbajtur qëndrim mohues me atentatin e ndodhur 1 nëntor të 2019 tek mbikalimi i Shkozetit.

Ai ka pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.

Mësohet gjithashtu se se ndaj tij është ngritur edhe akuza e armëmbajtjes pa leje.

Më herët për ngjarjen e Shkozetit janë arrestuar 5 persona në Shqipëri. Plaurent Derishaj dhe Dritan Shkëmbi ndodhen në Dubai, ndërsa Julian Meçaj vijon të jetë ende në kërkim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco