Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Vrasja e Anila Ruçit/ Arrestohet 30-vjeçari shqiptar që jetonte me të

Vrasja e Anila Ruçit/ Arrestohet 30-vjeçari shqiptar që jetonte me të

09:47, 21/04/2023
A+ Aa A-

Kthesë në hetimet për vrasjen e shqiptares Anila Ruçi në Itali. 38-vjeçarja shqiptare u gjet e vrarë me një plagë thike në fyt në shtëpinë e saj në Scaldasole, Pavia.

Gazeta ‘Repubblica’ shkruan se karabinierët kanë arrestuar Osman Bilyhun, një 30-vjeçar shqiptar.

Bilyhu jetonte me viktimën, ndërsa është i shtruar në spital në Pavia me plagë thike. Sipas gazetës italiane, 30-vjeçari u gjet jashtë shtëpisë ku ndodhi vrasja.

Ai u prezantua si vëllai i viktimës, por në fakt nuk ka lidhje me të. Arrestimi i shqiptarit erdhi pas një seance pyetje gjatë natës në spitalin ku ndodhet i shtruar.

Anila Ruçi, 38 vjeç, ishte shumë e rezervuar dhe pak e njohur, pasi jetonte në Scaldasole prej rreth një viti. Më parë ajo kishte jetuar me të afërmit në Sannazzaro dhe punonte si kujdestare dhe pastruese. 

Mediat shkruajnë se në harkun kohor të një viti mes Osmanit dhe Anilës kishte vazhdimisht grindje dhe zënka të cilat ndonjëhërë degradonin në dhunë fizike. Trupi i saj u gjet në një divan në katin përdhes. Shtëpia e cila ndodhej në via Piave ishte marrë me qera prej një viti nga Anila dhe në verën e vitit të kaluar Osman Bilyhu ishte bashkuar me të për të jetuar së bashku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco