SYRI TV siguron videon e vrasjes/ Momenti kur ekzekutohet Nikulaj

09:35, 21/04/2023
A+ Aa A-

Syri Televizion ka siguruar videon e atentatit të ndodhur një ditë më parë në zonën e Shëngjinit në Lezhë ku mbeti i vrare biznesmenit Ardian Nikulaj. Një person i maskuar si shpërndarës picash futet në lokalin e Nikulajt dhe qëllon atë me shtatë plumba, ndërsa gjatë ikjes nga vendi i krimit kërcënon edhe punonjësit që ndodheshin në restorant në atë moment

SYRI TV

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj tronditi opinionin publik mesditën e të mërkurës në zonën e Shëngjinit.

Një person i armatosur dhe i veshur me rroba kamuflazhi të shiut, me skafandër motori në kokë dhe më maskë në fytyrë është futur në restorantin në pronësi të Nikulajt duke e qëlluar këtë të fundit me pistoletë pa i dhënë asnjë mundësi reagimi.

Syri Televizion ka siguruar videon e momenti kur autori i vrasjes është futur në lokal, ndërsa ka pyetur për emrin e viktimës së tij.

Siç duket edhe nga pamjet, personi i maskuar dhe me skafandër në kokë afrohet te tavolina e Ardian Nikulaj, më pas fut dorën e djathtë në xhepin e xhupit dhe nxjerr një pistoletë të llojit TT, ndërsa ia drejton viktimës.

Në atë moment Nikulaj, i njohur edhe me emrin Marku, ka ngritur krahun për t’u mbrojtur nga plumbat, por 7 plumbat e pistoletës nuk i kanë dhënë asnjë shans për të dalë i gjallë nga ky atentat.

Autori i vrasjes, sapo ka parë që viktima nuk po lëvizte, është drejtuar nga dera për tu larguar, gjatë largimit ai ka kërcënuar edhe një person tjetër që ndodhej në atë moment afër derës së restorantit, por nuk e ka qëlluar atë.

Më pas atentatori ka hipur në një motor tip skuter me targa të huaja dhe është larguar në drejtim të zonës së bregdetit të Shëngjinit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco