EMRAT - Sherr masiv në një lokal në Malësi të Madhe/ Arrestohen 7 persona, disa prej tyre nga Irlanda e Veriut

EMRAT - Sherr masiv në një lokal në Malësi të Madhe/ Arrestohen 7 persona, disa prej tyre nga Irlanda e Veriut

11:30, 19/04/2023
A+ Aa A-

Shtatë persona janë vënë në prangat e policisë pas një sherri masiv të ndodhur në Malësinë e Madhe.

Policia bën me dije se të arrestuarit,  Fatmir Xhemal Mema, Merikled Fatmir Mema, Lirim Fatmir Mema, Lavdrim Fatmir Mema, Agron Rrustem Bajrakurtaj, Jurlind Agron Bajrakurtaj, Durim Elez Bajrakurtaj,banues në Koplik dhe në Belfast, Irlandë e Veriut.

Mbrëmjen e djeshme ata janë konflikuar me njëri tjetrin në ambientet e një lokali dhe më pas janë përleshur edhe fizikisht.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti fizik ndërmjet 7 shtetasve.

Vihen në pranga të 7 këta shtetas, pasi për motive të dobëta, kanosën njëri-tjetrin, si dhe duke u konfliktuar fizikisht në ambientet e një lokali, prishën qetësinë publike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas marrjes së njoftimit për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në një lokal në Koplik, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, me qëllim neutralizimin e këtij konflikti.

Për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit: F. M., 48 vjeç, M. M., 22 vjeç, L. M., 24 vjeç, L. M., 20 vjeç, A. B., 52 vjeç, J. B., 25 vjeç dhe D. B., 40 vjeç, banues në Koplik dhe në Belfast, Irlandë e Veriut, pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e një lokali në Koplik, dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur njëri-tjetrin, janë konfliktuar fizikisht, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, gjatë shoqërimit në ambientet e Komisariatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco