I preu fytyrën me bisturi banakierit kinez, arrestohet 51-vjeçari shqiptar

I preu fytyrën me bisturi banakierit kinez, arrestohet 51-vjeçari shqiptar

08:49, 19/04/2023
A+ Aa A-

Policia e Bolonjës ka vënë në pranga një 51-vjeçar shqiptar me akuzën e plagosjes. Gjykata kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë arrest shtëpie.

Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur në orën 21:50 të datës 13 dhjetor të vitit të kaluar.

Ai plagosur me bisturi në fytyrë një banakier kinez 49-vjeçar pasi ky i fundit refuzoi ta linte të përdorte makinetat e lojërave të fatit  jashtë orarit.

Konkretisht, klienti shqiptar pasi ka debatuar rëndë me banakierin, ka shkuar në tualet dhe pasi ka dalë jashtë është afruar në banakun e klubit, duke e goditur me bisturi në fytyrë banakierin.

Banakieri qëndroi 15 ditë në spital për një "plagë të madhe në anën e majtë të fytyrës ".

Në sajë të dëshmive të marra nga klientët e tjerë, karabinierët  ranë në gjurmët e shqiptarit me banim në Bolonja dhe me dosje policie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco