Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Rrahin rëndë 21-vjeçarin, shpallen në kërkim dy vëllezërit në Vlorë

Rrahin rëndë 21-vjeçarin, shpallen në kërkim dy vëllezërit në Vlorë

11:53, 18/04/2023
A+ Aa A-

Një 21 –vjeçar është dhunuar dje në qytetin e Vlorës, dhe për pasojë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Për ngjarjen policia ka shpallur në kërkim dy vëllezër, si dhe vijon hetimet për persona të tjerë të përfshirë, pasi dyshohet se një konflikt kanë qenë pjesëmarrës edhe të tjerë individë.“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokuori dhe shpallën në kërkim shtetasit N. Xh.(A), 32 vjeç dhe E. H.(A), 30 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Drashovicë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht shtetasin D. Z., 21 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia e Vlorës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco