Tritoli banesës së Dukës/ Policia po verifikon nëse shpërthimi u inskenua për të shmangur ekstradimin nga Belgjika

Tritoli banesës së Dukës/ Policia po verifikon nëse shpërthimi u inskenua për të shmangur ekstradimin nga Belgjika

10:29, 18/04/2023
A+ Aa A-

Dy janë pistat ku po heton policia në lidhje me tritolin e vendosur në derë të banesës së Muhamet Dukës, babai i Leonard Dukës, i njohur si kreu i klanit Duka.

Policia po heton nëse tritoli mund të jetë një mesazh nga grupet kriminale rivale për shkak të konflikteve të vjetra të dy djemve të 60-vjeçarit.

Ata kanë pasur disa herë përplasje me grupin e Ervis Martinajt. Saga e përplasjeve ka nisur pikërisht me rrëmbimin dhe dhunimin e Muhamet Dukës.

Më pas vëllezërit Duka dyshohet se u hakmorën duke vrarë mikun e Martinajt, ish policin Santiago Malko.

Pista e dytë ku po hetohet është ajo e një inskenimi të mundshëm nga vëllezërit Duka për të shmangur ekstradimin nga Belgjika për llogari të drejtësisë shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco