Vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë/ Sherri me 18-vjeçarët nisi për një femër

Vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë/ Sherri me 18-vjeçarët nisi për një femër

09:19, 18/04/2023
A+ Aa A-

Në orët e para të mëngjesit në Tiranë është gjetur i pajetë një 20-vjeçar i quajtur Stiven Toshkezi.

I riu është gjetur i dëmtuar me mjete prerëse.

Raportohet se autorët e ngjarjes dyshohet të janë Enzi Maze dhe Axel Hoxhaj, 18 vjeç. Forcat blu kanë bërë të mundur kapjen e njërit prej autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë gjatë natës. Ndërkohë i riu tjetër është në kërkim nga forcat policore.

Sipas Top Channel, konflikti mes Enzi Maze, Axel Hoxhajt dhe Stiven Toshkezit ka ndodhur për një vajze.

Konkretisht, njeri nga dy 18-vjeçarët ngacmonte të dashurën e 20-vjeçarit.

Për këtë shkak, 2 javë më parë në Rrugën e Elbasanit ata ishin zënë dhe Stiven Toshkezi i kishte rrahur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco