Durrës, pas sherrit në TikTok, qëllohen me armë 3 të rinj, arratiset autori

Durrës, pas sherrit në TikTok, qëllohen me armë 3 të rinj, arratiset autori

07:59, 15/04/2023
A+ Aa A-

Policia e Durrësit njoftoi se pas mesnate, rreth orës 1:15 minuta, në lagjen nr. 10 të qytetit, u qëllua me armë kundër tri të rinjve pas një debati të autorit me ta në rrjetin social TikTok.

Policia tha se 25-vjeçari K.M, ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë, janë dëmtuar lehtë shtetasit J.V, 21 vjeç dhe A.H, 21 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 12, Durrës. 

Nga veprimet e para hetimore rezulton se autori i dyshuar K.M., rreth orës 22.30, të mbrëmjes së djeshme ka debatuar në telefon me M.V (kushuri i njerit prej të plagosurve, J.V.) dhe  i ka lënë takim për t'u sqaruar në afërsi të banesës së M. V.

Shtetasi M.V, pasi ka marrë kushëririn e tij  J.V po edhe një shok të tyrin, A.H, ka shkuar në vendin ku e kishin lënë për t'u sqaruar me 25-vjeçarin K.M. 

Ky i fundit sapo ka parë që këta shtetas janë afruar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së shtetasit M. V., dhe është larguar menjëherë.

Si pasojë, dyshohet nga plumb rikoshet, janë lënduar lehtë si J. V., i cili pas ndihmës mjekësore ka dalë nga spitali, edhe shoku i tij A.H, që aktualisht po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon punën  për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë nga shërbimet e Policisë janë ngritur pika kontrolli, në akset rrugore, janë njoftuar pikat e kalimit kufitar, dhe po ushtrohen kontrolle në banesa e ambiente  ku dyshohet se mund te fshihet 25 vjeçari me qëllim kapjen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco