Gratë të përfshira në trafikimin dhe shitjen e drogës, gazetarja Bleona Sari: Fenomen i përhapur, por i konstatuar rrallë

Gratë të përfshira në trafikimin dhe shitjen e drogës, gazetarja Bleona Sari: Fenomen i përhapur, por i konstatuar rrallë

13:29, 12/04/2023
A+ Aa A-

Jo vetëm meshkujt por edhe femrat janë të përfshira në trafikimin dhe shpërndarjen e lëndëve narktoike. Një femonem i përhapur, por i konstatuar rrallë. 

Denisa Bushka 34-vjeç ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi gjatë kontrolltit të ushtruar nga uniformat blu I është gjetur  lëndë narkotike në doza gati për tu shitur. Nga hetimet ka rezultuar se pasi Denisa Bushka siguronte lëndën narkotike, ajo e përgatiste dhe e shiste në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe sipas policisë, kryesisht në zonën e Komunës së Parisit.

Policia bën me dije se përmes informacioneve që kishte siguruar në rrugë operative kishte vënë nën vëzhgim prej disa kohësh 34-vjeçarja dhe mëngjesin e së mërkurës në rrugën "Bill Klinton" efektivët e ndaluan dhe I ushtruan kontroll teksa I janë gjetur 40 doza kokainë të përgatitura gati për ti shitur.

Ndërkohë mëngjesin e së mërkurës në Fier  një 49-vjeçare është arrestuar nga policia pasi në banesë ju gjetën 182 fidanë cannabis sativa, të mbjellë në kubikë. Teksa 49-vjeçarja është arrestuar policia ka shpallur në kërkim bashkështorin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco