Arrestohet një shpërndarëse kokaine në Tiranë, 34-vjeçarja kapet me dhjetëra doza

Arrestohet një shpërndarëse kokaine në Tiranë, 34-vjeçarja kapet me dhjetëra doza

08:45, 12/04/2023
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka arrestuar një shpërndarëse të drogave të forta, Denisa Bushkën, 34 vjeç, në kuadri e një operacioni të koduar si “Komuna 2”, për goditjen e aktivitetit kriminal.

Sektori i antidrogës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, ka organizuar operacionin duke arrestuar D.B, 34 vjeçe, banuese në Tiranë.

Arrestimi u krye në rrugën "Bill Klinton". Shërbimet e Policisë e kanë lokalizuar Bushkën dhe gjatë kontrollit fizik, i gjetën një sai kokaine si edhe 40 doza gati për shitje.

Nga hetimet ka rezultuar se 34-vjeçarja, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e përgatiste atë në doza nga 10-50 gramë dhe i shpërndante ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Komunës së Parisit.

Image

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco