'Motra nuk kishte konflikte me kunatin'/ Flet vëllai i Migenës: Nuk e dimë arsyen pse e vrau

'Motra nuk kishte konflikte me kunatin'/ Flet vëllai i Migenës: Nuk e dimë arsyen pse e vrau

08:40, 12/04/2023
A+ Aa A-

Vëllai i Migena Sinani ka treguar detaje tronditëse në lidhje me vrasjen që tronditi pak ditë më parë Shkozën, ku 37-vjeçarja u vra nga kunati i saj, Roland Sinani.

Në një intervistë për ‘Me zemër të hapur’, Ariel Kodra tha se motra nuk kishte konflikte me kunatin e saj.

Mes të tjerash ai bëri një deklaratë të fortë mbështetje për kunatin e tij, duke e cilësuar si vëlla.

Ai tha se donte një arsye se pse e kishte vrarë kunati i saj motrën e tij.

"Daja pse ka dalë mami në televizor”, ka thënë djali. Nuk mundemi t’i themi fëmijëve të vërtetën. Nuk e konceptoj dot arsyen se pse e vrau.

Ai është më i shokuar (Erioni, burri i motrës së tij). S’ka pasur debate. Ka pasur ndonjë pakënaqësi të vogël siç ka çdo familje. Nuk na kishin shprehur asgjë të keqe. Motra ime ishte e sjellshme, jo se e kam motër.

E di vetë se kush ishte me të vërtetë. Nuk ka pasur asnjë gjë tjetër. Se dija që kunati i saj vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Djalin e motrës e merrja unë. E kisha marrë unë, e merrja të premten dhe e mbaja deri të dielën. Më tha se do ikja ta merrja në orën 17:00.

Më mori në telefon dhe shkova e mora. E mora djalin dhe ajo do vinte. Do ishte dhe më e rëndë nëse dhe djali do ishte aty", deklaroi Ariel Kodra. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco