Kapen 8 pistoleta në portin e Durrësit

Kapen 8 pistoleta në portin e Durrësit

18:48, 10/04/2023
A+ Aa A-

Disa armë janë bllokuar pasditen e sotme në portin e Durrësit.

Armët e llojit pistoletë janë gjetur gjatë kontrollit në një furgon 'Benz' me targa angleze.

Bëhet e ditur se, janë 8 armë të sekuestruara dhe nuk dihet ende se ku ishte destinacioni i tyre.

Aktualisht shoferi i furgonit ku u gjetën armët është duke u marrë në pyetje, ndërsa po verifikohen edhe dokumentet që shoqëronin armët.

Policia e Durrësit pritet të japë detaje shtesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco