​Televizioni i Bollinos shokon opinionin, i jep nënës lajmin e vdekjes së vajzës Live

​Televizioni i Bollinos shokon opinionin, i jep nënës lajmin e vdekjes së vajzës Live

10:38, 07/04/2023
A+ Aa A-

Paratë dhe vetëm paratë, të fituarit e milionave pavarësisht çdo rrethane, makutëria e pronarit të Report TV, Carlo Bollino, është shfaqur dje me të gjitha përmasat e saj në momentin e tmerrshëm të njoftimit direkt në transmetim të një nëne që vajza e saj kishte vdekur.

Emisioni “Pa Gjurmë” që shfaqet në këtë televizion dhe që nënkupton se kryen një mision human, të lehtësojë zemrën dhe shpirtin e njerëzve që kërkojnë të dashurit e tyre të humbur, i falur deri më sot për emocionet e tepruara, drithërimat që ka shkaktuar, goditi dje më në fund aty ku duhej dhe ku kishte qëllimin: të shihte, të shfaqte deri në agoni, se si do të reagonte një nënë që kishte humbur të bijën dhe la pas një fëmijë jetim!

Një lumë komentesh të rënda vërshoi pas transmetimit të momentit dramatik, momentit kur gazetarja e këtij televizioni i jep lajmin zonjës Merita Nexhipi se e bija e saj gjendej në morg, e vdekur prej javësh, e paidentifikuar.

Vetë Report TV e  njofton si sukses dhe përmbushje të misionit të vet se “Merita Nexhipi kishte 4 muaj që nuk kishte asnjë lajm nga vajza e saj, 22-vjeçarja Brisilda Nexhipi, mirëpo sot mësoi nga ‘Pa Gjurmë” fatin e trishtë se e bija i ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Durrës.Trupi i saj për 52 ditë ka qëndruar në morgun e qytetit e paidentifikuar, teksa pas trajtimit të historisë në emisionin ‘Pa Gjurmë’, një mesazh mbërriti në redaksi ku tha se vajza që po kërkohej kishte ndërruar jetë. Ai kishte bërë lidhjen me tatuazhin që 22-vjeçarja mbante në dorë, ku kishte shkruar emrin e të birit 5-vjeç “Rafaelo”. Redaksia e “Pa Gjurmë” bëri verifikimet, nga ku zbuloi se vajza që kishte 52 ditë e paidentifikuar në morg ishte pikërisht Brisilda Nexhipi. Ky lajm iu dha “live” nënës në emision, e cila shpërtheu në lot dhe nuk donte ta besonte, për pasojë la transmetimin,” shkruan vetë emisioni. 

Dhe fjalët janë të pakta në një rast të tillë si ky që ndodhi në Report TV, ku as nuk mund të flitet për etikë gazetareske, pasi duket se njerëzillëku ka marrë fund. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco