Detaje të reja për shpërthimin e makinës së Aldi Mustafës

16:18, 05/04/2023
A+ Aa A-

Tritoli në makinën e Aldi Mustafës, dyshohet së është montuar disa ditë përpara shpërthimit, të cilit 37-vjeçari i shpëtoi pa lëndime.

Lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e jashtme, poshtë gomës së pasme të pasagjerit të makinës në pronësi të Mustafës.

Shpërthimi ka ndodhur rreth 150 metra sapo Aldi Mustafa kishte dal nga banesa e tij, ku kishte qëndruar gjatë gjithë paradites së të hënës.

Hetuesit dyshojnë se 37-vjeçari është mbajtur nën survejim dhe në momentin që ka lëvizur nga banesa, makina është hedhur në erë me shpërthim të telekomanduar.

Vetë Aldi Mustafa para hetuesve ka mohuar të ketë konflikte. Megjithatë grupi hetimor po kryen verifikime mbi të kaluarën e 37-vjeçarit, që në 2021 është ndaluar nga policia për arsenal armësh dhe më herët ka qenë i dënuar për çështje të drogës dhe kanosje.

Deri tani disa persona janë shoqëruar nga policia, por nuk ka ende asnjë të ndaluar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco