SYRI TV/ Gropë me plehra, banorët protestojnë në Golimbas: Bashkia e Selenicës të marrë masat!

14:36, 05/04/2023
A+ Aa A-

Banorët e Golimbasit dhe Sevasterit në Vlorë i kërkojnë bashkisë së Selenicës të mbyllë gropën ku prej disa ditësh hedh plehrat. Ata tregojnë se hedhja e mbeturinave dhe djegia e tyre jo vetëm ndotin fshatin, por edhe lumin e Vjosës që është shpallur zonë e mbrojtur e dëmton edhe të mbjellat. Banorët tregojnë se nëse bashkia nuk merr masa nuk do të lejojnë makinat të futen në fshat.

Nga SYRI TV

Problemi se ku do t’i çojnë mbetjet mesa duket është kthyer në gangrenë edhe për bashkinë e Selenicës.

Kjo e fundit tashmë ka gjetur një zgjidhje, gjithë mbetjet e njësive administrative përkatëse t’i grumbullojë veç në një fshat që bën pjesë në to, duke grumbulluar mbeturina aty dhe më pas duke i vendosur flakën.

Menjëherë pas kësaj situatë banorët janë ngritur në protestë duke kundërshtuar gropën e plehrave.

Ata shprehen se këto mbetjeje të hedhura në gropën e hapur, jo vetëm dëmtojnë zonën e mbrojtur të Vjosës, por gjithashtu dëmtojnë edhe kulturat e mbjella apo edhe bimët medicinave me të cilat jetojnë banorët e Golimbasit dhe të Sevasterit.

Banorët deklarojnë se nuk do ta lejojnë gropën e plehrave dhe nëse bashkia e Selenicës do të vijojë të sjellë mbeturinat, ata nuk do t’i lejojnë makinat të hyjnë në fshat.

Bashkia e Selenicës ka disa njësi administrative e në mungesë të vendosjes në funksion të landfillit të Sherishtës, i cili sipas afatit të punimeve duke të ishte funksional, në një fshat të caktuar brenda çdo njësie ka vendosur të grumbullojë mbeturinat, t’i groposë më pas ose t’i vërë flakën.

Fshati i zgjedhur është ai me më pak banorë dhe hapësirë të lirë territoriale.

Gazetar: G. Këllçiu

Pamje: Syri TV

Montazhi: L. Kotri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco