Lajmi i fundit

Ranë në kontakt me energjinë elektrike, vdes pronari i hotelit, 2 punonjës në gjendje të rëndë

Shiste drogë në afërsi të lokaleve, arrestohet 24 vjeçari në Lushnjë

Shiste drogë në afërsi të lokaleve, arrestohet 24 vjeçari në Lushnjë

13:48, 05/04/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë ka rënë një 24 vjeçar i cili shiste drogë në afërsi të lokaleve në Lushnjë.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë i gjetën 24-vjeçarit me iniciale M. Gj., një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një shkop metalik si i Policisë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë/ Lushnjë

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Shiste në afësi të lokaleve, doza të lëndëve narkotike heroinë dhe kanabis, në kuadër të operacionit policor të koduar “Dozat”, vihet në pranga 24-vjeçari.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis dhe një shkop metalik që iu gjetën këtij shtetasi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, me mbështetjen e inteligjencës informative, për një rast të shitjes në afërsi të lokaleve të qytetit të Lushnjës, të drogave të forta dhe kanabisit, në doza, në kuadër të operacionit policor të koduar “Dozat”, kapën dhe arrestuan autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin M. Gj., 24 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë i gjetën 24-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një shkop metalik si i Policisë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprime të metejshme, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco