Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, dështon sërish seanca për Paplekajn

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, dështon sërish seanca për Paplekajn

14:15, 04/04/2023
A+ Aa A-

Ka dështuar sërish seanca për Arbër Paplekaj, i akuzuar si autor i vrasjes së mjekut Pjerin Xhuvani.

Ndërkohë në këtë seancë sikurse ishte njoftuar pritej të ishin të pranishëm  edhe 10 dëshmitarë të tjerë të cilët do jepnin detaje të hollësishme lidhur me vrasjen e ndodhur në lagjen ” 5 Maji “të Elbasanit  në 21 Prill 2021, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.

Ndërkohë në seancën e fundit Gjykata e Elbasanit rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për thirrjen e deputetit të PD-së, Gazment Bardhi për të dhënë dëshminë e tij si i pranishëm në vendin e krimit .

Por sikurse ka ndodhur edhe në seancat e mëparshme dëshmitarët e thirrur për tu paraqitur në seancën e kësaj të marte kanë munguar , ndërsa njëri prej tyre kishte paraqitur  raport mjekësor, ndërsa për  të tjerët Gjykata e Elbasanit nuk ka pasur asnjë lloj informacioni .

Sakaq seanca e radhës është lajmëruar të mbahet më datë 11 prill, ku do të kërkohet sërish që dëshmitarët dhe të pandehurit që munguan në seancën e kësaj të marte të thirren për tu paraqitur për të dëshmuar dhe  për këtë do të kërkohet ndihma e policisë për ti shoqëruar për në sallën e gjyqit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco