SYRI TV/ Vrasja e dyfishtë në Kavajë, Gosa e Rexha ishin konfliktuar 3 ditë më parë

13:51, 30/03/2023
A+ Aa A-

Konflikti për motive banale i nisur tre ditë më parë, çoi në vdekjen e dy 43-vjeçarëve në Kavajë. Edmond Gosa dhe Altin Rexha vendosën të ulin gjakrat duke u takuar në një lokal për sqarim mes tyre, por përfunduan duke përdoruar armët e për pasojë të dy gjetën vdekjen. Të dy viktimat ishin emra të njohur për policinë.

Nga SYRI TV

Personat që shihni në foto janë Edmond Gosa dhe Altin Rexha, dy 43-vjeçarët, të cilët nga një takim që lanë për t`u sqaruar për konfliktet e mëparshme, vranë njeri tjetrin. Ngjarja e rëndë u regjistrua u regjistrua mbrëmjen e 29 marsit në qender të Kavajës.

Tri ditë para kësaj ngjarjeje, Edmond Gosa dhe Altin Rexha kishin pasur një konflikt të çastit brenda ambienteve të një lokali për motive banale. Për atë ngjarje ata vendosën të takohen sërish për të ulur gjakrat, por ndodhi e kundërta.

Teksa Rexha me fëmijën e tij të mitur shkon në lokalin afër banesës, biseda mes të dyve kishte nisur me tone të larta. Më pas ka agravuar deri në përdorimin e thikës dhe të armëve. Fillimisht Gosa ka plagosur me thikë Rexhën, teksa ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke e qëlluar më armë zjarri.

Dy 43-vjeçarët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por nuk arritën dot t’i mbijetonin plagëve të marra. Ndërkohë që ishin emra të njohur për policinë. Disa vite më parë Edmond Gosa ka qëlluar për vdekje Genti Gjuzin në Kamëz. Kjo ka qenë dhe arsyeja pse Gosa ka ndërruar emrin nga Edmond në Armand.

Nga ana tjetër edhe Rexha rezulton se ka ndërruar emrin e tij nga Altin në Sali; ky i fundit ishte me origjinë nga Kukësi dhe prej disa vitesh banonte në Kavajë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco