Aksident në Durrës, makina del nga rruga, plagoset shoferi

Aksident në Durrës, makina del nga rruga, plagoset shoferi

20:42, 28/03/2023
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, në Sukth.

Policia bën me dije se  një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka mbetur i plagosur shoferi.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 19:50, në autostradën Tiranë-Durrës, në Sukth, shtetasi A. Xh., duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi A. Xh. është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco