Arsyeja/ Prokuroria e kërkoi si dëshmitar Gazment Bardhin, gjykata rrëzon kërkesën e akuzës

Arsyeja/ Prokuroria e kërkoi si dëshmitar Gazment Bardhin, gjykata rrëzon kërkesën e akuzës

11:42, 28/03/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Elbasanit ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë që deputeti i PD Gazment Bardhi të thirret si dëshmitarë në seancën në ngarkim të Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit në Elbasan .

Në seancë gjykata ka thirrur si deshmitare familjarët e viktimës Pjerin Xhuvani , por që nuk u paraqiten, se bashku me avokaten Rezarta Tahiraj.

Prokuroret Ritvan Sukaj, Platina Alickaj kanë kërkuar që përvec 59 deshmitarëve të thirret edhe drejtuesi politik i grupit të punes të PD ne Elbasan Gazmend Bardhi.

Kjo kerkese e ka detyruar gjykatën të tërhiqet për të marrë vendim për kërkesen e prokuroreve.

Pas tërheqjes për vendim, gjykata e hodhi poshtë vendimin e prokurorisë me arsyetimin se Bardhi duhet të ishte thirrur më herët në proces.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco