Sulmi mbi TCH/ Lirohet ish-dhëndri i viktimës Pal Kola, ja pse u shoqërua

Sulmi mbi TCH/ Lirohet ish-dhëndri i viktimës Pal Kola, ja pse u shoqërua

10:12, 28/03/2023
A+ Aa A-

Policia po vijon hetimet në lidhje me vrasjen e Pal Kolës në ambientet e Top Medias, teksa ka shoqëruar 2 persona.

Sipas gazetares së SYRI TV, Bleona Sari bëhet fjalë për Roberto Papçin, i cili është ish-dhëndri i viktimës, dhe shoku i tij, Agustin Tonaj.

Pasi janë marrë në pyetje nga hetuesit, ata janë shprehur se nuk kanë lidhje me ngjarjen dhe janë lënë të lirë.

Vetëm 1 orë pas ngjarjes në kryeqytet, pasi policia kishte ngritur pika kontrolli në të gjithë vendin, Roberto Papçi dhe Agustin Tonaj janë vënë re nga efektivët për shkak të disa manovrave të rrezikshme që kanë bërë.

Në momentin që janë ndaluar, kanë dhënë përgjigje të ndryshme lidhur me çfarë janë pyetur nga policia. Me pas policia ka zbuluar se 2 personat lëviznin me një automjet tip Audi, të cilin e kishin marre me qira përpara pak orësh në Shkodër.  Ndërkohë pas deklaratave kontradiktore që kanë dhënë, janë marrë në pyetje dhe janë shoqëruar nga Policia e Tiranës. Teksa përpara pak orësh janë lënë të lirë pasi kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me ngjarjen.

Burime bëjnë me dije se një ndër arsyet e shoqërimit është se në periudhën që Papçi është divorcuar nga vajza e Kolës, kanë pasur konflikte për kujdestarinë e fëmijëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ermali28/03/2023 10:17

Si ka mundesi te kete qene ne "oren e vendin e gabuar"ky dhenderi dhe kane liruar?

Shto koment

Denonco