Arrestohet pas tri vjetësh, i treti që i vuri tritolin godinës së biznesmenit në Shëngjin

Arrestohet pas tri vjetësh, i treti që i vuri tritolin godinës së biznesmenit në Shëngjin

08:33, 28/03/2023
A+ Aa A-

Policia e Lezhës ka vënë në pranga, personin e tretë të dyshuar për vendosjen e tritolit në një ndërtese në Shëngjin, në pronësi të biznesmenit Liman Gjoka, në 19 nëntor 2020.

I arrestuari është Zef Kola, 52 vjeç, banues në Tiranë dhe akuzohet për katër vepra penale :"Shkatërrimi i pronës me eksploziv", "Kanosja", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese e municionit luftarak". 

Zef Kola, në bashkëpunim me  Angli Stafuka dhe Erald Pajtani, të dy të arrestuar më parë në kuadër të operacionit "Eksplozivi", dyshohet se në nëntor të viti 2020 i vunë lëndë shpërthyese, një objekti në ndërtim e sipër në pronësi të shtetasit L. Gj, në Shëngjin, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. 

Dosja e tyre i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Pamje nga operacioni i nisur nga Policia që në vitin 2020.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco