Sulmi ndaj Top Channel/ Artan Hoxha: Familja Hoxha lëviznin me eskortë, kanë nuhatur rrezikun

Sulmi ndaj Top Channel/ Artan Hoxha: Familja Hoxha lëviznin me eskortë, kanë nuhatur rrezikun

22:10, 27/03/2023
A+ Aa A-

Artan Hoxha e ka quajtur sulmin ndaj Top Channel me kallashnikovë, një ngjarje "tipike mafioze", një mesazh ndaj pronarëve të televizionit. 

Ai thotë se mesazhi nuk duket të ketë qenë ndaj gazetarëve apo punonjësve, por ka dashur të tregojë se agresorët nuk pyesin as për shtetin, duke goditur një televizion pranë qeverisë. 

Hoxha foli gjithashtu për familjen Hoxha, aksionerët e televizionit Top Channel, duke deklaruar se ato kanë qenë gjithmonë të shoqëruara nga badigardë dhe sipas tij "ose janë kërcënuar në të shkuarën, ose kanë nuhatur rrezikun". 

"Me aq sa kam informacion, ato (familja Hoxha) edhe më përpara kanë lëvizur të shoqëruara me eskortë sigurie.  Kanë qenë të shoqëruara, sepse ose kanë qenë nën kërcënim, ose kanë nuhatur rrezik. Dua të kujtoj një skenë, kam qenë në një lokal dhe në tavolinë kisha tre vetë, dy aksionëre, një në Digitalb dhe një në Top Channel dhe ishin me eskortë, vetëm unë isha me duar në xhepa. A ka patur kërcënime? Nuk më çudit.

Me botuesit ka patur vazhdimisht probleme. Sot Top Channelit i ka vajtur një grup të FNSH. Sa është vlerësuar ky kërcënim? Në këto kushte nuk ka zgjidhje tjetër, përveç bashkëpunimit me agjensitë e zbatimit të ligjit.

Kjo ngjarje ishte qartazi një kërcënim. Nuk synonte të eleminonte askënd fizikisht. Ky është rast tipik mafioz. Ky kërcënim ka dy drejtime, një ndaj objektit kryesor dhe drejtimi i dytë, për të treguar se nëse të kanë dhënë garanci nga pushteti, po të tregojmë se këtë garanci e ke kot sepse ne nuk pyesim as për pushtetin", tha Hoxha. 

"A kanë patur interes të godasin gazetarë? Në pozicionin që ndodhet Top Channel, ke 100 mënyra për të goditur këdo nga ata. Pra nuk ka të bëjë me emra konkretë të stafit. Pra asnjë gazetar nuk ka qenë objekt i goditjeve të tilla.

Të dy këto element tregojnë se autorët nuk kanë patur asgjë personale me gazetarët e Top Channel. Ata kanë goditur fasadën e televizionit. Pse them se objektivi ka qenë Top Channel? Ngjan shumë me ngjarjen e Don Boskos.

Top Channel thotë se sulmi ka të bëjë me lirinë e medias dhe me atë që përfaqëson ky televizion.

Sulme të tilla, zakonisht janë bërë, u dogj Koha Jonë dhe e dimë që e bëri shërbimi sekret, pra shteti. Në 14 shtator u sulmua RTSH, nuk u hetua, por e pamë kush e bëri dhe si e bëri. Pastaj ngjarjet e tjera, janë goditje ndaj gazetarëve. Edhe ata janë pa autorë. Edhe ngjarja e Elvi Fundos është pa autor. Edhe ngjarja para dy muajve, u godit Adriatik Doçi, u bë zhurmë e madhe, por nuk u mor vesh asgjë edhe pse u arrestua një person. Sot e kësaj dite nuk e dimë se çfarë ka ndodhur.

Në rastin konkret, nëse edhe kjo ngjarje, në prag të fushatës elektorale, se janë shumë faktorë… Policia po përpiqet të gjejë nga mund të ketë ardhur, duke u munduar të lidhin që nga gjykimi për aksionet e televizionit, por nuk ka element të qëndrueshëm. Edhe ato që dolën për shitjen, aty ishte bërë tentative për të kryer shitjen, nëse gjykata do të jepte vendim për t’u hequr pronësinë atyre që e ka.

Sot jemi para faktit, që ky sulm ka sjellë një mesazh të fortë.

Janë shumë pista. Është folur edhe deri për Big Brother…. Ky atentat hyn tek atentatet me kosto të lartë organizimi. Këtë mundësi nuk e kanë shumë grupe për ta bërë.

Ëhtë një ngjarje, që autoritetet duhet të lënë gjithcka dhe të merren me të. Reagimi i opinionit publik dhe trauma që ka shkaktuar te shoqëria, është e jashtëzakonshme.

Kur goditet nëj media si Top Channel, e mendoni dot se cfarë mund t’ju ndodhë të tjerëve? Imagjinoni dot?", deklaroi Hoxha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mafia mediatike28/03/2023 00:56

Po të ishte Top kanali i dikurshën kur ishte opozitari i qeverisë Berisha, do mendoja që ky akt sulmi me kallashnikov do ishte një sulm terrorist, apo mafioz kundër fjalës së lirë. Por Top kanal ka rreth një dekadë tashmë që shpërdoron fjalën e lirë dhe është thjesht një megafon propagande! Dikur kur qe Ben Blushi drejtor, ishte dhe një emision gjobvënës ndaj bizneseve me anë të dokumentarëve që jepeshin në Top story. Emisioni më i shikuar aktualisht te Topi është Big Brother Vip. Një spektakël televiziv me skenar (eksperiment social) ku banorët gjasme vipa nxiten nga produksioni të krijojmë situata koti nga hiçi duke u konfrontuar, ofenduar, sharë e kërcënuar me njëri tjetrin, me qëllimin e rritjes së audiencës dhe kështu përfitimit përmes reklamave super të shtrenjta gjatë transmetimit të showt, dhe sponsorave të ndryshëm. Është një program jo edukues, ku promovohet bullizmi, dhe ka një sforcim artificial dhe amplifikim të emocioneve të banorëve për përfitim shikueshmërie. Përveç kësaj, produksioni hapur fare mban anë dhe nuk është transparent dhe asnjëanës në masat ndëshkimore të marra kur thyhen rregullat nga banorët, dhe është jo transparent në votat që jep publiku me sms për eliminimin e banorëve "vip" nga shtëpia! Psh, Luizi me 600-700 mijë ndjekës në instagram e me mijëra fansa të tjerë më shumë se Olta Gixhari, nuk artiti të shpëtojë dot Kiarën (të dashurën) nga nominimi. Pra, nuk mjaftuan votat e fansave të të tij dhe Kiarës. Si ka mundësi? Olta ka më pak pëlqyeshmëri në publik, në çdo sondazh apo rrjet social. Luizi futet në tualet me Maestron dhe me Kristin, dhe të tre çohen në nominim. Luizi futet në hale me Oltën dhe nuk ndodh asgjë. Si ka mundësi? Një pyetje ka rëndësi: Ku punon e ëma e Oltës dhe ç'lidhje ka me Lori Hoxhën? Përveç gjithë këtyre më sipër, sidoqoftë, edhe pse Luizi është më i preferuari nga banorët e tjerë, ai nuk përfaqëson ndonjë vlerë të veçantë. Gjatë qëndrimit të tij deri më sot ai ka treguar që është një bullizues,një ofendues e kërcënues burrash e grash pa dallim në atë shtëpi, madje edhe dhunues ku e vërtetoi me Kiarën te situata e lavamanit. Do të fitojë me çdo kusht. Top kanali ka bërë një kontratë të fshehtë me Luizin për menaxhinin e imazhit të tij në çdo aspekt, edhe të zërit të tij, instagramit të tij, etj rrjete sociale, kontratë që ka vlerën 100 mijë €. Topi nga kjo kontratë fiton shumëfish më shumë, dhe Luizit i jep vetëm 100mijë €. Vetëm nga Golden Eagle që donte Luizin si imazh Topi do fitonte 200mijë €. Kjo kontratë me Ejllin, sidoqoftë nuk duhej të firmosej ndërkohë që Luizi është akoma brenda në lojë në BBVip, sepse kështu loja del e trukuar dhe Luizi ka avantazh sepse është i sigurtë edhe nëse nuk fiton në finale. Pastaj, sa kohë ai është në lojë në shtëpi, Topi që menaxhon spektaklin Bbvip nuk duhet të nënshkruajë kontratë imazhi me asnjë banor akoma në lojë gjatë lojës sepse është konflikt interesi. Pra, duke pasur kontratën Topi është e detyruar të kurojë imazhin e Luizit brenda shtëpisë e ta lejojë që ai të dalë i larë nga çdo situatë sado e pafavorshme për të, sepse prishja e imazhit të Luizit dëmton kontratën e Topit, e si rrjedhim fitimet e saj. Besoj tani është e qartë që Top channel nuk është media e fjalës së lirë, por vetëm TV propagande, shantazhi, manipulimi publik, dhe përfitimit të paligjshëm në konflikt interesi.

Shto koment

Denonco