Vrasja e Pal Kolës nga sulmi në Top Channel, fqinji: Ishte njeri i mirë dhe i pafajshëm! Na vjen shumë keq

Vrasja e Pal Kolës nga sulmi në Top Channel, fqinji: Ishte njeri i mirë dhe i pafajshëm! Na vjen shumë keq

12:13, 27/03/2023
A+ Aa A-

Fqinji i Pal Kolës, viktimës që mbeti i vrarë nga sulmi në Top Channel rrëfen tronditjen pas lajmit tragjik. 

Ai u shpreh se Kola ishte njeri i mirë, në punën e tij dhe i pafajshëm.

‘Na vjen keq se e kam komshi, kam 15 vite që rri në këtë lagje. Ishte njeri i mirë, hallexhi. Po hallexhinj jemi të gjithë. Njeri i mirë, s’ka pasur probleme. Ishte i pafajshëm.’- thotë fqinji.

Kujtojmw se viktima, Pal Kola ndërroi jetë teksa po transportohej për në spital.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 25 gëzhoja. Pas krimit, autorët, të cilët mendohen të kenë qenë 3 persona, janë larguar në autostradën Tiranë-Durrës. Në zonën e Golemit është gjetur i djegur një mjet tip Range Rover, që dyshohet se është përdorur nga autorët për ngjarjen në Mëzez ku mbeti i vrarë roja e Top Channel.

Brenda automjetit te djegur dyshohet se janë gjetur 2 armë zjarri kallashnikov, të cilat janë përdorur gjatë atentatit. Targat e automjetit dyshohet se janë të vjedhura. Shërbimet e policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Pistat ku po përqendrohen hetimet e grupit hetimor janë: një mesazh i mundshëm ndaj drejtuesve të medias ose një lidhje me shoun e Big Brother VIP 2.

Ndërkohë kujtojmë që sulmi me armë ndaj medias vjen pak ditë pas lajmit për shitjen e Top Channel. Opozita e quajti shitjen e TCH në një parajsë fiskale, një akt mafioz.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco