Ngacmoi të miturën, arrestohet 53 vjeçari/ Procedohet dhe një 15 vjeçar për gjobvënie ndaj 1 tjetër të miture

Ngacmoi të miturën, arrestohet 53 vjeçari/ Procedohet dhe një 15 vjeçar për gjobvënie ndaj 1 tjetër të miture

14:35, 26/03/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë ka rënë një 53 vjeçar nga Mallakastra pasi është kapur në flagrancë duke ngacmuar një shtetase të mitur.

Gjithashtu është proceduar një shtetas 15 vjeçar banues në Ballsh, pasi me anë të kanosjes, i ka marë një shumë parash, një shtetaseje të mitur.

Njoftimi i policisë/ Mallakastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 53 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, për një shtetas të mitur 15 vjeç, banues në Ballsh, pasi me anë të kanosjes, i ka marë një shumë parash, një shtetaseje të mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco