Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

EMRI/ Me kallash në makinë, arrestohet 28-vjeçari, procedohen penalisht dhe dy 17-vjeçarë

09:07, 24/03/2023
A+ Aa A-

Policia e Vlorës bën me dije se ka artritur të parandalojë një ngjarje të rëndë kriminale që mund të ndodhte në qytet.

Policia thotë se ka arrestuar në flagrancë një 28-vjeçar që e mbante armën e zjarrit kallashnikov në automjet ndërkohë që qarkullonte në qytetin e Vlorës.

Gjatë operacionit policor të koduar “Aleksandria", arrestohet në flagrancë shtetasi Donald Petani (Alimuçaj) mbante armën kallashnikov në automjet ndërkohë që qarkullonte në qytetin e Vlorës.

Po ashtu janë proceduar penalisht 2 shtetas, që ishin pasagjerë në automjet, për moskallëzim krimi.

Njoftimi i Policisë Vlorë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Aleksandria”.

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se një 28-vjeçar po qarkullonte në qytetin e Vlorës, me një automjet në të cilin mbante armë zjarri dhe se do kryente një krim të rëndë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Aleksandria".

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- D. P.(A.), 28 vjeç, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov.

Për shkak të sekretit hetimor, duke qenë se ngjarja është në hetim, nuk jepen detaje të tjera në lidhje me motivet dhe objektivin e synuar nga i arrestuari.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. F., 17 vjeç dhe A. H., 17 vjeç, të dy banues në Vlorë, pasagjerët që udhëtonin së bashku me 28-vjeçarin, në automjetin e tij, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco